Zelensky thotë se Rusia i ka 50.000 ushtarë në Kursk

Zelensky thotë se Rusia i ka 50.000 ushtarë në Kursk

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se inkursioni i ushtrisë së tij në rajonin rus, Kursk, është duke zmbrapsur 50.000 ushtarë rusë.

Në adresimin e tij ditor para kombit, Zelensky ka thënë se operacioni është duke zvogëluar kapacitetet e Moskës për të kryer sulme brenda Ukrainës.

Presidenti ukrainas ka thënë që një kohë se ky është synimi kryesor i ofensivës, pavarësisht skepticizmit të disa aleatëve perëndimorë, raporton Rel.

Sipas Institutit për Studime të Luftës, organizatë joqeveritare me seli në Shtetet e Bashkuara, Rusia i ka pasur rreth 11.000 ushtarë në Kursk kur Ukraina e ka nisur inkursionin e befasishëm në fillim të gushtit.

Share This