
Zelensky: Takim i shkëlqyer me Trumpin, shpresojmë të jetë historik
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, takimin me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka vlerësuar si të shkëlqyer.
“Takim i shkëlqyer. Patëm një diskutim të gjatë ballë për ballë. Shpresojmë për rezultate konkrete për gjithçka që diskutuam.”, ka thënë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim “X” pas takimit të tij ballë për ballë me presidentin amerikan në Bazilikën e Shën Pjetrit, në prag të funeralit të Papa Françeskut.
“Mbrojtja e jetës së popullit tonë. Një armëpushim i plotë dhe pa kushte. Një paqe e besueshme dhe e qëndrueshme që parandalon shpërthimin e një lufte tjetër. Një takim shumë simbolik që ka potencialin të bëhet historik, nëse arrijmë rezultate të përbashkëta. Faleminderit @POTUS”, ka shkruar Zelensky në postim, raporton rtk.