Zelensky skeptik për negociatat me Rusinë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shprehu një skepticizëm ekstrem për negociatat me Rusinë për t’i dhënë fund luftës së vazhdueshme midis dy fqinjëve.
“Rusia po kryen një krim ndërkombëtar”, tha Zelensky në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork.
“Kjo është arsyeja pse kjo luftë nuk mund të zbehet kaq thjesht. Kjo është arsyeja pse kjo luftë nuk mund të qetësohet përmes bisedimeve. Duhet veprim”, tha ai.
“Që në sekondën e parë të kësaj lufte, Rusia ka bërë gjëra që nuk mund të justifikohen sipas Kartës së OKB-së”, tha udhëheqësi ukrainas.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kërkoi aleatëve që ta detyrojnë Rusinë të zbatojë paqen.
“Presidenti rus Vladimir Putin ka thyer aq shumë norma dhe rregulla ndërkombëtare saqë nuk do të ndalet vetë, Rusia mund të detyrohet vetëm me zbatimin e paqes dhe kjo është pikërisht ajo që nevojitet”, shtoi Zelensky.
Ai tha se Ukraina do të dilte fitimtare dhe do të zmbrapste plotësisht pushtuesit rusë.
“Një ditë në këtë sallë, me siguri do të thuhet se lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka mbaruar. Jo e ngrirë, jo e detyruar, jo e harruar, ka përfunduar me të vërtetë”, tha ai.
“Dhe kjo do të ndodhë jo sepse dikush u lodh nga lufta, jo sepse dikush tregtoi diçka me Putinin. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës do të përfundojë sepse Karta e OKB-së do të funksionojë. Ajo duhet të funksionojë. E drejta jonë për vetëmbrojtje duhet të mbizotërojë”, tha Zelensky.