Zelensky: Si vend duam paqe dhe përfundimin e luftës

Zelensky: Si vend duam paqe dhe përfundimin e luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se “Si vend, ne duam paqe, duam që lufta të përfundojë”.

Zelensky, i cili ndodhet në Ankara në kuadër të një vizite zyrtare, foli në hapjen e ndërtesës së re të ambasadës së vendit të tij.

Ai theksoi se ata kanë zhvilluar më parë bisedime me presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe se Turqia ka ndërmarrë një rol ndërmjetësues në luftën Rusi-Ukrainë.

Duke vënë në duke ndihmën e Türkiyes në shkëmbimin e të burgosurve, Zelensky tha se “kthimi i ukrainasve në shtëpi” dhe “siguria ushqimore” janë të rëndësishme për vendin e tij.

“Falë përpjekjeve të Türkiyes, ne arritëm të krijonim një korridor ushqimor. Por, për shkak të Rusisë ky korridor ushqimor u ndërpre dhe njerëzit në të gjithë botën, veçanërisht ata që kishin nevojë për këto produkte, nuk mund t’i merrnin ato”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas shprehu mirënjohjen e tij për të gjitha vendet që punojnë për sigurinë ushqimore. Zelensky tha se tonelata produkte janë dërguar në vendet afrikane dhe Siri dhe se është e rëndësishme që këto të dërgohen nga vendi i tij. /atsh/

Share This