
Zelensky i kërkon SHBA-së të reagojë pas sulmeve të reja ruse
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të “hakmerren” pas sulmeve të reja ruse, të cilat ai tha se ishin një “shkelje e një moratoriumi të paqartë që ai njoftoi për sulmet ndaj objektivave të energjetikës”.
“Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara duhet të reagojnë (…) Nuk është e qartë se kush po monitoron gjithë këtë dhe si”, theksoi Zelensky në një konferencë shtypi në Paris.
”Amerikanët thonë se besojnë në heshtjen e armëve në Detin e Zi dhe në sektorin e energjetikës”, shtoi ai, raporton atsh.