
Zelensky arrin në Londër, kryeministri britanik e pret me përqafime
Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Londër për takim me kryeministrin Keir Starmer.
Starmer përshëndet liderin ukrainas me një shtrëngim duarsh dhe e përqafoi.
Vizita e Zelensky vjen një ditë pasi ai u takua me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe disa ditë pasi vetë Starmer u takua me presidentin amerikan.
Gjatë vizitës në Londër, Zelensky do të takohet edhe me Mbretin Charles të dielën.