Zelensky apel SHBA-së: Të na ndihmojë me armatim përballë Rusisë

Zelensky apel SHBA-së: Të na ndihmojë me armatim përballë Rusisë

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se forcat ruse vijuan të bombardojnë brutalisht Kharkiv, duke sulmuar qytetin.

Dy persona u vranë dhe të paktën 18 u plagosën pas asaj që Zelensky e quajti “një sulm brutal”.

“Sulmet ruse janë akte shkatërrimi”, u shpreh Zelensky.

Ndërkaq një ditë më parë, presidenti Donald Trump tha se me sulmet e saj të fundit ndaj Rusisë, Ukraina i ka dhënë arsye Moskës për të goditur qytetet ukrainase.

“Ata i dhanë Putinit një arsye për të hyrë për të bombarduar”, tha Trump për reporterët në bordin e ‘Air Force One’

Zelensky theksoi se qëllimi i Rusisë është që të fshijë nga toka jetën në Ukrainë dhe përsëriti se në të gjitha territoret e okupuara, Rusia ka treguar qëllimin e saj të vërtetë — duke ndërtuar vetëm infrastrukturë ushtarake.

“Në më shumë se 11 vjet luftë, Rusia ka sjellë vetëm një gjë të re në tokën tonë — gërmadha dhe vdekje” tha ai.

Zelensky theksoi nevojën urgjente të Ukrainës për mbrojtjen nga ajri dhe apeloi posaçërisht për Shtetet e Bashkuara: “Ne ende presim një përgjigje ndaj propozimit tonë për blerjen e sistemeve që mund të na ndihmojnë. Ne kemi nevojë për sinjale konkrete, jo fjalë”.

Ai falënderoi vendet evropiane për mbështetjen e tyre dhe nënvizoi nevojën për prodhimin e përbashkët të sistemeve dhe raketave të mbrojtjes ajrore, duke vërejtur se kjo është thelbësore jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë Evropën.

Zelensky ripërsëriti thirrjet për rritjen e presionit ndërkombëtar, duke thënë se “asnjë formë presioni ndaj Rusisë nuk duhet zvogëluar”

Ai paralajmëroi se Moska vazhdon të përgatitet për luftë dhe ka injoruar çdo propozim paqeje: “Ata duhet të mbajnë përgjegjësi”.

Duke raportuar për azhurnimet e fundit ushtarake, Zelensky tha se forcat ukrainase shkatërruan tre lëshues raketash rus Iskander të përdorur për të goditur komunitetet ukrainase.

Ai konfirmoi gjithashtu rrëzimin e një avioni luftarak Su-35, dëmtimin e helikopterëve rusë dhe sulme  të reja kundër logjistikës ushtarake ruse. /rtsh/

Share This