Zeka: Heqja e masave të BE-së do të varet nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit

Zeka: Heqja e masave të BE-së do të varet nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka mirëpriti marrëveshjet e nënshkruara së fundmi nga vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, por tha se zbatimi praktik i tyre shpesh mbetet peng i politikës.

Ndërsa Kosova e shmangu rrezikun për të mbetur jashtë këtij procesi duke vendosur heqjen e ndalesës për hyrjen e mallrave serbe, Zeka tha se Prishtina humbi disa vjet kohë duke refuzuar të jetë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur.

“Ne në Odën Amerikane besojmë që janë humbur diku 3 apo 4 vite të vlefshme nga mos pranimi i Kosovës që të bëhet pjesë e asaj që njihej me emrin Ballkani i Hapur, pra një nismë tjetër për krijimin e tregut të përbashkët rajonal”, tha ai gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

Sipas tij, qasja e Perëndimit ndaj Kosovës, përfshirë edhe heqjen e masave ndëshkimore të Bashkimit Evropian Prishtinës, do të varen nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit.

Share This