Zëdhënësja e NATO-s: Të zhgënjyer, kishte zotime për koordinim

Zëdhënësja e NATO-s: Të zhgënjyer, kishte zotime për koordinim

NATO ka thënë se është zhgënjyer me aksionin e djeshëm të autoriteteve të Kosovës në veri, ku u mbyllën disa institucione paralele serbe. Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah tha se këto veprime ishin të pakoordinuara.

“Shumë të zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës që nuk ishin të koordinuara me KFOR-in pavarësisht zotimeve të përsëritura për ta bërë këtë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ajo ka bërë thirrje për depërshkallëzim dhe angazhim në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, raporton rtk.

Share This