Zbardhet lista e Dardanëve U19 për Botëror

Zbardhet lista e Dardanëve U19 për Botëror

Trajneri i Kombëtares U19 të Kosovës në hendboll, Fatmir Muhaxheri, të martën e ka shpallur listën e zgjeruar të lojtarëve të ftuar në përgatitje për Kampionat Botëror.

Grumbullimi i parë i Kombëtares U19 për Botëror do të bëhet të mërkurën (nesër) në Prishtinë, derisa janë planifikuar nga dy stërvitje në ditë.

Deri në Botëror parashikohen grumbullime shumëditore, ndërsa ndërkohë do të caktohet ekipi final që do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror në Egjipt.

Në përgatitje janë ftuar 19 lojtarë. Në listë janë kryesisht lojtarët që kanë siguruar paraqitjen në Kampionat Botëror përmes triumfit në IHF Trophy.

Kampionati Botëror U19 mbahet në Kajro të Egjiptit prej 6 deri më 17 gusht.

Kombëtarja jonë është në Grupin B së bashku me Hungarinë, Zvicrën dhe Marokun.

Share This