
Zbardhet lista e Dardaneve të reja për Kampionatin Mesdhetar
Është publikuar lista e zgjeruar e hendbollisteve të Kombëtares U17 të Kosovës, që do të paraqitet në Kampionatin Mesdhetar.
Në listën e zgjeruar janë 22 lojtare, ndërsa lista finale do të publikohet ndërkohë. Grumbullimi i Kombëtares U17 bëhet të dielën, më 9 shkurt, në Onix SPA në Banjë të Pejës. Përgatitjet e përbashkëta do të zhvillohen deri më 15 shkurt.
Shumica e lojtareve janë të klubeve të vendit, por në listë ka edhe hendbolliste të klubeve evropiane.
Kampionati Mesdhetar mbahet prej 17 deri më 22 shkurt në Podgoricë të Malit të Zi.
Kombëtarja jonë do të garojë në Grupin A, bashkë me Kroacinë, Malin e Zi, Sllovakinë, Tunizinë, Italinë e Turqinë.
Në Grupin B janë Serbia, Rumania, Spanja, Algjeria, Greqia, Qipro e Sllovenia.
Lista e lojtareve:
Emri dhe Mbiemri Klubi
Ardiola Surdulli KHF Samadrexha
Melisa Sefa KHF Shqiponja
Rita Hasanaj KHF Istogu
Jonesa Bajrami KHF Shqiponja
Valza Manxhuka KHF Besa
Rinesa Jashari KHF Vushtrria
Elsa Shala KHF Istogu
Shijesa Zeneli KHF Ferizaj
Laureta Krasniqi Norvegji
Elona Zeneli Backa HK (SWE)
Era Shaljani KHF Prishtina
Samanda Konjuhaj KHF Besa
Natyrë Arifi KHF Prishtina
Sara Kameraj Backa HK (SWE)
Laura Maqedonci HK Ankaret SWE
Andrra Uglani Indrettsforening
Klea Kelmendi KHF Besa
Jusra Begu KHF Vushtrria
Learta Gashi KHF Besa
Elisa Gjikolli KHF Shqiponja
Eliza Shabanaj KHF Vushtrria
Gloria Lecaj Norvegji