Zanetti vlerëson Shpendin: Ka gjithçka për t’u bërë një lojtar i madh
Trajneri i Empolit, Paolo Zanetti në vigjilje të ndeshjes të vlefshme për Kupën e Italisë, ka komentuar me superlativa Stiven Shpendin.
“Më shqetëson vetëm fakti se prej tij pritet shumë. Kemi bërë një investim të rëndësishëm për atë që është dimensioni ynë dhe ka çdo gjë që duhet për t’u bërë një lojtar i një niveli shumë të lartë, pasi kombinon shpejtësinë shumë të madhe me një teknikë të mirë dhe sidomos një vullnet dhe një uri që shihet rrallëherë. Më ka bërë përshtypje që në ditën e parë që erdhi, si jashtë fushës së lojës për përulësinë që ka, si në fushë për mënyrën se si është kaq pa ndroje. Më kujton shumë Baldanzin, janë gjëra që kanë ai tip lojtarësh që kanë perspektivën e një lloji të veçantë”, tha Paolo Zanetti para ndeshjes mes Citadelën.