Zana Spahiu jep dorëheqje nga u.d e drejtorëshës të RTK’së
Zana Spahiu ka dhënë dorëheqje nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK.
Këtë e ka kumtuar në “Pressing” të T7, autori i emisionit Leonard Kerquki.
“Është i vërtetë lajmi që Zana Spahiu, U.d e drejtoresësh së përgjithshme të RTK-së tashmë ka ofruar dorëheqje”, ka lexuar Kerquki këtë lajm gjatë emisionit.
Kjo dorëheqje vjen pas zhvillimeve të fundit, me kronikën e së hënës ku RTK-ja duke cituar një medium boshnjak sulmoi dy media kosovare si “të lidhura me Serbinë”.