Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit, publikon foto
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, tani anëtar i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit në Serbi, duke publikuar foto, të cilat, sipas tij vërtetojnë dyshimet.
Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklaratat kontradiktore të zyrtarëve të Serbisë dhe dëshmitarëve për Faton Hajrizin, lënë shumë dyshime rreth të vërtetës për vrasjen e tij.
“Video që qarkullon se gjoja Fatoni është duke marr një biçikletë, i shton dyshimet edhe më shumë për arsye se personi që shihet në atë video ka veshje të sipërme me krahë të shkurtë për dalim nga personi që shihet i vrarë, veshja e të cilit ngjason me veshjen e një personi që është bashkë me policin serbe në disa incizime amatore. Shih foton!”, ka shkruar Berisha, duke publikuar fotot që, sipas tij, nuk përkojnë me informacionet nga zyrtarët e Serbisë, lidhur me vrasjen e Hajrizit.