Yuri Kim, ish-ambasadore e SHBA-së në Tiranë, merr detyrë të re

Yuri Kim, ish-ambasadore e SHBA-së në Tiranë, merr detyrë të re

Ish-ambasadore e SHBA-së në Shqipëri, tani merr detyrë të re. Siç bën të ditur Departamenti i Shtetit, ajo tani ushtron funksionin e këshilltares së Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike.

Para këtij funksioni, ish-ambasadorja Kim ka ushtruar funksionin si zëvendësndihmëse e Sekretarit Kryesor i Byrosë nga viti 2023 deri në 2025.

Njoftimi i plotë i DASH-it

Yuri Kim është Këshilltare e Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike. Menjëherë më parë, ambasadorja Kim ishte zëvendësndihmëse e Sekretari Kryesor i Byrosë nga viti 2023 deri në 2025.

Një diplomate karriere, ambasadorja Kim ka punuar në sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare në të gjithë Evropën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Ajo ka qenë ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Shqipërisë nga viti 2020 deri në vitin 2023, e emëruar nga presidenti Trump dhe e vazhduar nën udhëheqjen e presidentit Biden.

Para kësaj, ajo ishte drejtore e Çështjeve të Evropës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin më të gjerë të Mesdheut Lindor; drejtore e Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë; drejtore e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ajo ishte Shefe e Shtabit të Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe, më herët në karrierën e saj, një Asistente Speciale e Sekretarit Colin Powell. Ajo ishte gjithashtu anëtare e delegacionit të SHBA-së në Bisedimet Gjashtëpalëshe për çështjen bërthamore të DPRK-së. Detyrat jashtë shtetit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën.

Yuri Kim ka një B.A. (Bachelor of Arts)  nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një M.Phil. nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo u rrit në ishullin Guam.

Share This