
Ylli thyen Pejën
Golden Eagle Ylli ka shënuar një fitore të qartë ndaj KB Peja në përballjen e zhvilluar në palestrën “13 Qershori”.
Skuadra nga Suhareka triumfoi me rezultat 81-62, duke e dominuar ndeshjen pas çerekut të parë, i cili ishte i barabartë dhe u mbyll me epërsi minimale 19-18 për mysafirët. Çereku i dytë i dha avantazhin vendësve, të cilët fituan 22-13 dhe shkuan në pushim me rezultatin 41-31.
Pas rikthimit nga pushimi, Golden Eagle Ylli vazhdoi dominimin duke fituar edhe çerekun e tretë 22-18 dhe duke vulosur rezultatin final me 18-13 në çerekun e katërt.
Më i dalluari te Suhareka ishte Bamforth me 24 pikë, i ndihmuar nga Kastrati me 17 sosh, ndërsa te Peja spikati Williams me 14 pikë.


