Ylli shkëlqen drejt finales
Takimi i parë i gjysmëfinaleve të veprimtarisë së përbashkët të basketbollit midis Shqipërisë dhe Kosovës, LigësUnike, që ka një format ndryshe nga ndryshe nga turneu i femrave, teksa ai i meshkujve po zhvillohet në trajtën e një “8-she finale”, ka qenë ai midis Yllit të Therandës dhe Pejës.
Kjo veprimtari po e zhvillon fazën finale në Pallatin e Sportit “Flamurtari” të Vlorës dhe po vjen për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, që përgjatë dy ditëve të fundit i ka përcjellë ato në në kanalin RTSH 3.
Në këtë sfidë të parë të së premtes, Ylli e ka nisur më mirë sfidën, duke e fituar 10-minutëshin e parë me 3 pikë epërsi, 18-15. Por skuadra pejane do të kundërpërgjigjet në 10-minutëshin e dytë, që ka qenë në fakt i luftuar dhe është mbyllur në barazi të plotë, në shifrat 20-20, dhe duke bërë që të dy ekipet të shkojnë në pushimin e madh midis dy gjysmave me epërsinë e skuadrës nga Theranda 38-35.
Dhe Ylli do të dalë një skuadër më e motivuar nga dhomat e zhveshjeve, teksa e ka fituar bindshëm 10-minutëshin e 3-të, 29-18, duke kryesuar kështu pas një gjysmë ore lojë me 14 pikë epërsi, 67-53.
10-minutëshi i 4-t dhe i fundit ka parë skuadrën nga Theranda të mos lëshojë përballë Pejës gjithnjë e më të dorëzuar, dhe Ylli e ka fituar atë, 24-9, dhe gjithë ndeshjen 91-56, duke siguruar kështu vendin në finale të Ligës Unike në basketboll për meshkuj.