Ylli – Santianës: A ke ndjenja për mua?
Dy konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Ylli dhe Santiana, kanë vazhduar edhe më tej diskutimet për njëri-tjetrin.
Ata kanë folur edhe për anët e tyre të buta e si janë edhe jashtë.
Por një pyetje të çuditshme ia ka bërë Ylli Santianës.
“Pse u preke kur ta përmendi babën, por jo kur të tha me ta zëvendësu burrin ose frajerin?”, e ka pyetur Buci.
Ndërsa Santiana ka thënë se e ka pikë të dobët temën për babin, pasi ajo nuk ka pasur një figurë të tillë në jetën e saj.
Por pyetja pikante e tij ishte kur e pyeti Santin se “a ndjen ajo për të, ndjenjën që e thotë Linda?”.
E Santiana është përgjigjur me jo, se e sheh vetëm si shok.