Ylli – Peja, kryendeshja e javës së katërt
Të dielën do të zhvillohen edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Pas derbi Peja-Trepça, elita e basketbollit vazhdon me ndeshje interesante.
Foksi padyshim do të jetë në Suharekë aty ku Golden Eagle Ylli pret Pejën.
Ylli ka një fitore e dy humbje, ndërsa Peja është e vetmja me tri fitore radhazi në elitë.
Ndeshja do zhvillohet me fillim nga ora 17:00.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit.
Mitrovicasit pas dy fitoreve radhazi pësuan nga Peja, kurse kuqezinjtë janë skuadra e vetme në elitë deri më tani me tri humbje, duke mos shënuar asnjë fitore.
Kjo përballje do të fillojë në ora 19:00.