Ylli mposht Pejën midis “Karagaçit”
Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë të vlefshme ndaj Pejës në udhëtim me rezultat 72:73 (24:15, 18:20, 10:23, 20:15), në javën e 25-të të Prince Caffe Superligës.
Kampionët e Kosovës e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe qysh në çerekun e parë krijuan epërsi të lartë, 20:6, kurse kjo pjesë përfundoi 24:15. Therandasit u rikthyen shpejt për të ngushtuar shifrat në 35:33, derisa pjesa e parë përfundoi 42:35.
Mysafirët ishin shumë më të mirë në periodën e tretë, si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje, ku vendasit për dhjetë minuta shënuan dhjetë pikë, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 52:58.
Por, pejanët nuk u dorëzuan dhe deri në fund u zhvillua lojë dramatike, ku herë njëra e herë tjetra kalonte në epërsi, derisa në fund pikët vendimtare u shënuan nga Graf i mysafirëve, kurse aksionin e fundit nuk e konkretizuan vendasit me anë të Thomas dhe sfida përfundoi 72:73.
Deandre Davis kishte dhjetë pikë e shtatë kërcime te vendasit dhe Arian Qallaku 13 pikë e pesë kërcime, derisa më i miri te mysafirët ishte Jalen Nesbitt me 16 pikë e gjashtë kërcime.
Peja është e dyta me 17 fitore e tetë humbje, kurse Golden Eagle Ylli i treti me 16 fitore e nëntë humbje.