“Ylli” i Realit votohet si më i miri i sezonit të kaluar në La Liga
Vinícius Júnior, sulmuesi brazilian i Realit të Madridit, u votua si lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në La Liga nga Shoqata e Futbollistëve Spanjollë.
Pasi u rendit në vendin e 6-të në çmimin “Topi i Artë”, braziliani spikat sërish duke marrë një tjetër çmim individual, për të cilin votojnë futbollistët që luajnë në ligën spanjolle.
Gjatë sezonit të kaluar Vini Jr luajti 32 ndeshje për bardhezinjtë, duke regjistruar 10 gola dhe 9 asistime.