Ylli i Napolit pajtohet me kushtet personale të ofruara nga PSG-ja
Sipas mediumeve italiane, Victor Osimhen, ka rënë dakord me kushtet personale të ofruara nga Paris Saint-Germain, por që tani duhet të arrihet një marrëveshje mes klubeve.
Sulmuesi i Napolit, Osimhen, është gati të bashkohet me PSG-në dhe tashmë ka arritur një marrëveshje me klubin francez, sipas edicionit të shtypur të së premtes të “Tuttosport”.
Sipas raportimit, 25-vjeçari ka rënë dakord të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë 14 milionë euro në sezon.
Agjenti i tij, Roberto Calenda, ishte në kryeqytetin francez në fillim të kësaj jave për të negociuar me PSG-në dhe tani gjigantët e Ligue 1 duhet të arrijnë një marrëveshje me Napolin.
Partenopei dhe trajneri i tyre i ri, Antonio Conte, janë të përgatitur të ndajnë rrugët me sulmuesin nigerian, por PSG duket se nuk dëshiron të përputhet me klauzolën prej 130 milionë eurosh të vendosur nga Napoli.
Raportimet e fundit thonë se PSG mund të paguajë 100 milionë euro dhe të përfshijë një nga lojtarët e tyre në marrëveshje.
Sky Sport Italia raportoi në fillim të kësaj jave se Carlos Soler, ish-mbrojtësi i RB Leipzig, Nordi Mukiele dhe sulmuesi Lee Kang-in iu ofruan Napolit.
Conte e ka identifikuar tashmë të ‘përjashtuarin’ nga Chelsea, Romelu Lukaku si zëvendësuesin ideal për Osimhen në Stadio Maradona.