
Ylli i Juves pas takimit me Trump: U habita, foli për Iranin dhe politikë… unë jam për të luajtur futboll!
Donald J. Trump priti mbrëmjen e kaluar ekipin e Juventusit në Shtëpinë e Bardhë ku edhe mbajti një fjalim të shkurtër.
Në këtë takim, ku ishte prezent edhe Infantino, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk u fokusua te futbolli pasi foli për tema të tjera, të cilat kanë shumë pak lidhje me Kupën e Botës për Klube…
Lojtarët u dukën të habitur nga takimi në Zyrën Ovale ku Trump nga një temë siç është ajo e transgjinorëve në sport kaloi te konflikti në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Iranit.
“Të them të drejtën u zura në befasi. Ishte disi e çuditshme. Kur ai nisi të fliste për politikën, për Iranin dhe gjithçka tjetër u gjenda në vështirësi. Me vete mendoja, jam këtu vetëm për futboll”, tha Timothy Weah.