Ylli i hakmerret Trepçës, e mposht në ndeshjen mbyllëse të sezonit
Golden Eagle Ylli i është hakmarrë Trepçës për trofeun e Ligës Unike, duke e mposhtur në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës në basketboll.
Skuadra suharekase fitoi me rezultat të ngushtë 81:79 (19:18, 20:23, 20:15, 22:23).
Loja ishte shumë e baraspeshuar nga çereku i parë, me basketbollistët që ishin të kujdesshëm nga fillimi.
Ylli e mbylli në epërsi çerekun e parë, me avantazh prej një pike 19:18, por pastaj Trepça e mori epërsinë në pjesën e parë (20:23), apo rezultati i përgjithshëm 39:41.
Sidoqoftë, pas pushimit Ylli dëshmoi se është skuadër më e mirë, duke e mbyllur me pesë pikë epërsi çerekun e tretë 20:15, ndërsa vetëm e ruajti rezultatin në çerekun e katërt 22:23.
Kësisoj, Trepça “shijon” disfatën e tretë në këtë kampionat, pasi humbja e tyre e fundit iu datonte në muajin nëntor, ku ishte mposhtur prapë nga Ylli.
Alonzo Verge Jr ishte thjesht i jashtëzakonshëm me 35 pikë të shënuara, shtatë topa të kthyer e dy asistime, ndërsa te Trepça u dallua Darnell Edge me 26 pikë, dy topa të kthyer e tre asistime.
Përndryshe, sezoni i rregullt tani ka përfunduar ndërsa play-offi do të nis më 7 prill 2024.