Ylli i fortë për Bashkimin
Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitoren e katërt këtë edicion, duke mundur Bashkimin në Prizren me shifrat 73:81 (22:22, 17:18, 14:25, 20:16), në javën e tetë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Therandasit tani kanë katër fitore e katër humbje, kurse prizrenasit tri fitore e pesë humbje.
Pjesa e parë ishte pothuajse e barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen dhe përfundoi 39:40.
Por, dallimi vendimtar u bë në periudhën e tretë. Në këtë pjesë, therandasit ishin më të mirë 14:25, ndërsa menaxhuan epërsinë në dhjetë minutat e fundit dhe triumfuan 73:81.
Te Bashkimi u dalluan Erik Copes me 18 pikë e dhjetë kërcime dhe Isiah Umipig me 18 pikë e gjashtë asistime.