Ylber Ramadani: Hjulmand është e shkuara e Lecce-s, unë jam e tashmja dhe do lë gjurmën time!
Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Ylber Ramadani ka folur për mediet pas barazimit 2-2 të ekipit të tij, Lecce-s ndaj Fiorentina-s.
Ramadani u shpreh: “Nuk e nisëm mirë pjesën e parë, duke pësuar një gol, por më pas reflektuam për gabimet tona dhe u përmirësuam. Më duhej të ruaja Arthur-in dhe u mundova pak, por më pas dola kundër Bonaventura-s dhe ishte më mirë”.
Çfarë do të thotë të zëvendësosh Hjulmand?
“Në futboll duhet të marrësh përgjegjësi çdo ditë, por unë erdha këtu për të lënë gjurmën time. Hjulmand ishte i rëndësishëm vitin e kaluar, por kjo është e kaluara, unë duhet të bëj më mirë që Lecce të qëndrojë në Serie A”.
Si po shkon puna Itali, në Serie A dhe në Lecce?
“Në Serie A ka një nivel tjetër në krahasim me Skocinë, por më ka trajnuar një italian dhe tashmë e di se çfarë mentaliteti ka këtu”.