Yjet e xhudos vijnë në ‘Karagaçi’
Qyteti i Pejës, për dy ditë rresht do të jetojë me xhudon.
Në vendlindjen e kampionëve tonë të xhudos, nesër dhe pasnesër do të mbahet Kampionati Ballkanik i Xhudos.
Garues nga dhjetë shtete do të jenë pjesë e këtij eventi të madh të xhudos, ngjarje kjo që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka në konferencën për medie, u shpreh i lumtur që në një ngjarje kaq e madhe e xhudos do të mbahet në Pejë. Ai ka falënderuar shtetin e Kosovës që e ka ndihmuar organizmin e Kampionatit Ballkanik të Xhudos.
“Ky organizim nuk do të ishin të munduar të mbahet pa mbështetjeje të shtetit në radhët të parë nga Ministria Kulturës, Rinis dhe Sporteve. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që ndihmuan duke filluar nga MKRS, dhe ministri Hajrullah Çeku dhe të gjithë ata që janë pjese e këtij eventi përfshirë edhe Radio Televizionin e Kosovës (RTK)”, ka thënë Kuka.
E lumtur që në vendin tonë, po mbahet Kampionati Ballkanik i Xhudos, është shprehur edhe zv.ministrja e MKRS-së, Daulina Osmani.
“Moment i veçantë para hapjes së Kampionatit Ballkanik të Xhudos, ngjarje kjo që po e shënon një dëshmi për zhvillimin e sportit tonë. Kjo ngjarje po i paraprinë Kampionatit Botëror që do të mbahet në dhjetor në Prishtinë. E veçanta e kësaj garë është fakti se përherë të parë do të shohim kampionët tonë olimpike”, tha Osmani.
Këtë ngjarje sportive që mbahet për herë të parë në vendin tonë, e ka vlerësuar edhe Kryetari i Federatës Ballkanike të Xhudos, Branislav Crnogorac.
Ndërkaq, trajneri i xhudos, Driton Kuka, tha se është kënaqësi që në kuadër të projektit “Kosova shtet i xhudos”, do të garojnë edhe dy kampionet olimpike.
“Kënaqësi e veçantë që në kuadër të projektit ‘Kosova shtet i xhudos’, është se në këtë garë do të marrin pjesë edhe dy kampionet olimpike të xhudos, që do të vijnë në ‘Karagaçi’ dhe do ta kemi rastin t’i shohim në vepër. Shtete që kanë ardhur këtu na kanë nderuar, dhe ftoj që nesër të vijnë sa më shumë njerëz në palestrën ‘Karagaçi’”, ka theksuar Kuka.
Duhet cekur këtë ngjarje të madhe sportive që nis nesër, do të mund ta ndiqni në RTK.