“Yjet e së ardhmes”, filmi më i mirë ndërkombëtar në Festivalin “Castelli Romani” në Itali
Filmi shqiptar “Yjet e së ardhmes” u vlerësua si “Filmi më i Mirë Ndërkombëtar” i edicionit të 8-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Castelli Romani” (CRoFFI), që u zhvillua më 4-11 tetor në Ariccia (Romë).
Ky film ka skenar të Uli Bree, regjisor dhe producent Edmond Topi, drejtor fotografie Leonard Qendro, konsulent artistik Mirela Oktrova, kompozitor Saimir Çili, montazhi: Eliodor Markja, grimi dhe kostumet – Bebeka Alla.
Në film interpretojnë Tinka Kurti (Nderi i Kombit), Reshat Arbana (Nderi i Kombit), Margarita Xhepa (Nderi i Kombit), Luftar Paja (Mjeshtër i Madh), Gazmend Paja, Elia Zaharia, Ema Andrea, Sadush Ylli, Karafil Shena, Bajram Dosti, Igli Zarka, Jorida Meta.
Filmi ia doli të rrëmbente zemrat e publikut dhe të tërhiqte vëmendjen e jurisë.
prej artisti e miqëson shpejt me të moshuarit, të cilëve u rizgjon dëshirën për të jetuar dhe e afron me vajzën, e cila e njeh nga një plan tjetër.
Po puna është me orë të zgjatura, ndaj formacioni i tij e zëvendëson… Tentativa për të bërë një kor me të moshuarit, shihet si shkelje nga drejtoresha (Ema Andrea), e cila e largon nga puna dhe njofton gjykatën. Pa formacion dhe me një këmbë në burg, duket se ëndrra u gropos përfundimisht, derisa “miqtë“ e moshuar e ftojnë të krijojë një formacion me ta.
Sado e çmendur, ideja funksionon: ata ushtrohen rregullisht fshehurazi drejtoreshës që mbikëqyr të moshuarit dhe policisë që kërkon artistin. Edhe “zbulimi“ dhe më pas përplasja me drejtoreshën, jo vetëm që nuk i paralizon, por i bën të moshuarit “heronj“, të publikut dhe të të rinjve…, pavarësisht moshës dhe të papriturave, që ajo „ruan“ për ta…
Konkurrimi i filmave në festival u zhvillua në kategoritë e filmit të shkurtër dhe filmit me metrazh të gjatë, ku u përfshinë 54 filma të shkurtër, nga mbi 15 vende të botës dhe 11 filma me metrazh të gjatë, nga Shqipëria, Italia, Bullgaria, Gjermania dhe Franca.
Oferta filmike u ndoq nga publiku në Grottaferrata – Cinema Alfellini, Frascati – Cinema, pallati Chigi – Ariçia dhe online në CROFFI TV.
Konkurrimin në këto kategori e ndoqi juria qendrore e përbërë nga: Mimmo Calopresti – president (regjisor, skenarist dhe aktor), Janet De Nardis – regjisore dhe skenariste, Stefano Masciarelli – aktor, Stefano Reali – regjisor, Stefania Casini – regjisore, aktore, Blas Roca Rey – aktor, Josephine Alessio – gazetare (Rai News 24), Massimo Spano – regjisor dhe producent, Morena Gentile – aktore dhe producente, Alessandro Pondi – regjisor dhe Teresa Razzauti – regjisore kastingu dhe juria e medias, e përbërë nga: Elisabeth Missland, Dundar Kesapli, Luciano Sciubra, Sergio Fabi, Flavia Arcangeli, Alba Kepi, Ettore Giuffrida,l Vera Naydenova, Paola Medori dhe Marta Coco.
arkitekturore dhe ofertat eno-gastronomike, organizatorët e festivalit (shoqata “Punto e Virgola 2017”) synojnë që përmes personaliteteve të njohura të kinemasë italiane dhe ndërkombëtare, të tërheqin më shumë vëmendjen e turistëve, të cilët shpesh ndalen vetëm në Romë pa zbuluar thesaret e mrekullueshme të Castelli Romani.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Castelli Romani” (CRoFFI) e zhvilloi ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Edicionit të tij të Tetë (4-11 tetor 2024) në mjediset e mrekullueshme të Pallatit dukal Ariccia (Romë) – një shembull unik i një rezidence baroke të konservuar në kontekstin e saj arkitekturor e urban.
Amatorët e kinemasë e kanë të njohur pallatin, si kulisën historike të njërit prej filmave më të ndjekur të kinematografisë italiane dhe botërore “Leopardi” (“Il Gatopardo”, Luchino Visconti – 1963), me të paharrueshmit: Burt Lancaster, Alain Delon dhe Claudia Cardinale. /atsh