Yamal: Të luash me Spanjën është ëndërr, por Europian dhe Lojëra Olimpike janë shumë!
Nga data 26 korrik deri më 11 gusht të kësaj vere do të zhvillohen Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe janë të shumtë futbollistët që aspirojnë të luajnë atje, pavarësisht se sa i përket futbollit nuk është kompeticion aq i rëndësishëm sa kampionati europian.
Një nga ata është edhe talenti i Barcelonës, Lamine Yamal.
Në një intervistë të dhënë për mediet spanjolle ai theksoi se e sheh të vështirë që të marrë pjesë edhe në Europian edhe në Lojërat Olimpike, pavarësisht dëshirës.
“Nuk do të ishte logjike të shkoja në Kampionatin Evropian dhe në Olimpiadë, sepse është shumë ngarkesë. Por sigurisht nëse më duhet të shkoj do e bëh… Në fund të fundit të luash për Spanjën, është një ëndërr”, deklaroi Yamal.