Yamal “përzë” Ansu Fati, Barcelona gati të heq dorë nga talenti spanjoll
Vetëm pak kohë më parë konsiderohej si një ndër talentet më të mëdhenj të futbollit, mirëpo dëmtimet, si dhe “presioni” i vënë mbi shaptullat e tij, ndoshta prishën gjithçka dhe tanimë, “fantazisti” spanjoll, Ansu Fati është i huazuar, te “Pulëbardhat” e Brighton, deri në fundin e këtij sezoni, mirëpo as aty nuk ia ka dalë, të lërë gjurmën.
Në të tilla rrethana dhe sidomos pas “shpërthimit”, të “yllit” të talentuar, Lamine Yamal, bordi i “Blaugranave” ka vendosur të “largojnë”, qoftë në huazim apo si shitje përfundimtare, në një ekip të ri, ku deri më tani sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, Valenca e Sevilla po e ndjekin nga afër situatën e Ansu Fati.
Megjithatë nuk mungon as kampionati anglez i futbollit, Premier Leauge, me menaxherin e tij, Jorge Mendes, i cili kërkon me ngulm ta kalojë, te “Ujqërit” e Wolvermapton, kjo për shkak edhe të “aventurës”, që kaloi këtë sezon, në “Amex Stadium”, ku deri më tani ka regjistruar plot 996 minuta, në 26 ndeshje, teksa ka arritur të shënojë edhe 4 gola, si dhe të dhurojë një asistim.