‘Yamal është i jashtëzakonshëm’

‘Yamal është i jashtëzakonshëm’

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka thënë se talenti i skuadrës së tij, Lamine Yamal është një lojtar i jashtëzakonshëm.

Yamal ishte njeriu i ndeshjes në fitoren e katalonasve ndaj Gironas (1-4), duke shënuar dygolësh.

Strategu gjerman thotë se Yamal është i jashtëzakonshëm.

“Jam shumë i lumtur për dy golat e tij. Lamine është shumë i ri, por ai është me të vërtetë i jashtëzakonshëm, për më tepër në një moshë kaq të re”, ka thënë Flick.

“Ai është i rëndësishëm për ne, jo vetëm për klasin që ka, por ndihmon shumë ekipin duke ushtruar presion”, ka theksuar ai.

Barcelona kryeson tabelën në La Ligë me 15 pikë të tubuara, katër më shumë së Atletico Madrid, Real Madrid dhe Villareal.

Share This