Yamal duhet të shënojë më shumë gola, thotë Totti  

Yamal duhet të shënojë më shumë gola, thotë Totti  

Legjenda e Romës, Francesco Totti, insiston që talenti i Barcelonës, Lamine Yamal duhet të shënojë më shumë gola.

Ikona e ‘romakëve’, ka theksuar se Yamal, duhet të fillojë të shënojë më shumë gola për të përmbushur pritshmëritë që e rrethojnë.

Yamal nuk ka shënuar për Barcelonën që nga tetori, dhe kjo ka ngritur shqetësime mbi ecurinë e tij.

Kur u pyet për talentin spanjoll, Totti u shpreh se anësori duhet të përmirësojë statistikat e tij të golave.

“Ai ende shënon pak gola”, tha Totti.

“Është shumë i fortë, shkëlqeu në Kampionatin Evropian … Dukej sikur po fluturonte, pastaj pati një rënie të vogël, që është normale, por ende shënon pak gola”, ka theksuar Totti.

Share This