Xuxi rrëfen arsyen e vërtetë të hyrjes në BBVK

Xuxi rrëfen arsyen e vërtetë të hyrjes në BBVK

Xuxi ka folur pa doreza për eksperiencën e tij në Big Brother VIP Kosova, duke zbuluar arsyet personale që e shtynë të bëhej pjesë e formatit të shumë komentuar.

Xuxi u shpreh hapur se motivimi i tij nuk ishte fama, por nevoja financiare.

“Kur kam hyrë, dhurata, kam thënë që unë kam hy këtu jo për t’u bërë i famshëm, po për ta fitu çmimin për shkak të nevojës së financave. Dhe dyqind mijë euro për tre muaj, problem o me i fitu. Problem është se doni i mbledh”, tha ai me sinqeritet.

Ai theksoi se ndonëse ishte tashmë i njohur në publik, Big Brother VIP ia ndryshoi mënyrën se si e perceptonin njerëzit, sidomos të rinjtë.

“Ajo çfarë ka bërë ky format, që një orë më vjen mirë, një orë më vjen keq, është që fëmija pesë-gjashtë vjeç e deri në moshën 25-28 vjeçare më njohin dhe më përshëndesin. Ky target është shumë i madh tek ne, sepse jemi një popull me moshë mesatare shumë të re”, u shpreh ai në Tëvë 1.

Share This