Xhaka: Zhgënjim, komplimente Atalantës

Xhaka: Zhgënjim, komplimente Atalantës

Mesfushori i Leverkusenit, Granit Xhaka ka folur për finalen e humbur përballë Atalantës në Dublin me rezultatin 3-0.

“Është zhgënjim që nuk funksionoi në finale. Ne dukeshim kaq mirë deri në këtë moment dhe fakti që nuk arritëm të bënim në këtë finale atë që zakonisht bëjmë aq mirë, është pjesë e kësaj loje, duhet ta pranojmë”.

“Sinqerisht, ne nuk ishim të interesuar për rekordin e pamposhtur. Ne nuk u interesuam për këtë që në fillim. Ka të bëjë me lojën dhe për fat të keq ne humbëm një finale sot. Ky është futbolli. Ne e thamë dhe dje se do të ishte një lojë e vështirë. Komplimente për Atalantën”. /rtsh/

Share This