Xhaka, Wirtz…, drejtori i Leverkusenit siguron vazhdimësinë e “yjeve”
Kjo është ndoshta gjithçka që tifozët e Leverkusenit duan të dëgjojnë pas fitimit të titullit historik të Bundesligës.
Drejtori sportiv i klubit, Simon Rolfes, tha për revistën “Der Spiegel” se ai pret që shumica e lojtarëve kryesorë do të mbeten në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm.
“Sigurisht, është e mundur që një ose dy lojtarë të largohen nga klubi, por shumica e skuadrës, nga 15 deri në 16 sportistë, do të mbeten. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim”, deklaroi Rolfes, i cili garantoi edhe vazhdimësinë e Xhakës dhe Florian Wirtz, dy lojtarë thelbësorë për fitimin e titullit.
Drejtori sportiv i Leverkusenit konfirmoi se klubi tashmë po punon për rinovimin e kontratës së mbrojtësit gjerman, Johathan Tah:
“Ne duam që Tah të rinovojë, ai ndihet mirë dhe i pëlqen evolucioni i klubit. Por nëse një lojtar, pas tetë vitesh, dëshiron të mendojë për një sfidë tjetër, kjo është diçka që duhet mirëkuptuar”.
Një nga “përgjegjësit” kryesore për fitimin e këtij kampionati të paprecedentë të Leverkusenit, edhe pse indirekt, ishte Kai Havertz. Sipas Rolfes, shitja e sulmuesit gjerman te Chelsea për 80 milionë euro bëri të mundur ndërtimin e skuadrës aktuale:
“Gjithçka filloi me shitjen e Havertzit. Në atë kohë, ne kemi nënshkruar me lojtarë të rinj si Exequiel Palacios, Edmond Tapsoba apo Florian Wirtz. Një vit më vonë, Odilon Kossonou, Piero Hincapié dhe Jeremie Frimpong. Me pak fjalë, ne kemi nënshkruar me shumë lojtarë të rinj me synimin që ata të bëjnë një hap në performancë disa vite më vonë”.