Xhaka shpjegon kritikat që i bëri në Prishtinë: Nuk iu drejtova trajnerit, por ekipit dhe Federatës

Xhaka shpjegon kritikat që i bëri në Prishtinë: Nuk iu drejtova trajnerit, por ekipit dhe Federatës

Kapiteni i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka ka shpjeguar kritikat që i kishte bërë gjatë një prononcimi në Prishtinë pas takimit Kosovë – Zvicër, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro2024”.

Mesfushori me prejardhje shqiptare theksoi se kritikat nuk kishin të bëjnë me trajnerin Murat Yakin, siç u raportua në mediat zvicerane, por për ekipin dhe shtëpinë e futbollit zviceran.

“Nuk bëhet fjalë për trajnerin, por për ekipin dhe Federatën” – shpjegoi fillimisht Xhaka për televizionin SRF, përcjell lajmi.

“Infrastruktura e federatës aktualisht është e pamjaftueshme. Ambicia është e qartë dhe ne lojtarët thjesht kërkojmë fusha më të mira. Nëse nuk i ke kushtet më të mira, nuk mund të stërvitesh në mënyrë optimale”, ka shtuar Xhaka.

“Ne jemi mjaft të rritur për të pranuar kritikat herë pas here. Kjo është pjesë e saj”, theksoi mesfushori i Bayer Leverkusenit.

Zvicra në muajin tetor ka pasur dy takime në program, atë me Izraelin që është shtyrë për shkak të luftës në Izrael dhe atë me Bjellorusinë që do të luhet pas disa ditësh.

Helvetikët janë lider me 14 pikë në Grupin I, pjesë e të cilës është edhe Kosova që humbi gjasat për kualifikim pasi ka tubuar vetëm katër pikë pas gjashtë ndeshjeve.

Share This