Xhaka shpallet për herë të tretë futbollisti më i mirë në Zvicër

Xhaka shpallet për herë të tretë futbollisti më i mirë në Zvicër

Granit Xhaka, futbollisti me rrënjë nga Kosova, është nderuar për të tretën herë radhazi me çmimin “Futbollisti më i mirë në Zvicër”.

Kjo ka ndodhur të hënën në një ceremoni të organizuar nga Federata Zvicerane e Futbollit dhe Liga Zvicerane e Futbollit.

“Në sezonin e tij të parë me Bayer Leverkusen, Xhaka fitoi dy trofe të mëdhenj: titullin e kampionit dhe Kupën e Gjermanisë (DFB-Pokal), ndërsa arriti gjithashtu finalen e UEFA Europa League. Si kapiten, rekordmeni i përfaqësueses zvicerane e udhëhoqi Kombëtaren për herë të dytë radhazi në çerekfinalen e Kampionatit Evropian”, ka qenë arsyetimi i shpalljes.

Share This