Xhaka në mesin e 100-shes së lojtarëve më të mirë
Gazeta e madhe britanike, “The Guardian”, ka publikuar listën me 100 lojtarët më të mirë në botë për vitin 2023.
Lista është përpiluar nga një panel prej 218 personash.
Vendin e parë e ka zënë Erling Haaland, i ndjekur nga Jude Belingham, Mbappe, Kane e Rodri, që përbëjnë pesëshen më të mirë.
Pastaj vijnë Vinicius Junior, Mohamed Salah, Kevin De Bryne, Victor Osimhen dhe Lionel Messi.
Ndërkaq, në top-100 është renditur edhe Granit Xhaka, i cili disa sezone i kaloi në Arsenal, kurse aktualisht është në Gjermani me skuadrën më në formë në ligat më të forta evropiane, Bayer Leverkusen.
Në sezonin e tij të parë me skuadrën, Xhaka me shokë po e kryesojnë ligën gjermane, duke lënë prapa gjigantët si Bayern Munich e Dortmund.
10 lojtarët e fundit në këtë listë janë: Antonio Rudiger (91), Riyad Mahrez (92), Granit Xhaka (93), Marcelo Brozovic (94), Theo Hernández (95), Alphonso Davies (96), Denzel Dumfries (97), Ollie Watkins (98), Warren Zaire-Emery (99) dhe Marcus Thuram (100).