Xhaka gol dhe asist në fitoren e Leverkusenit, fiton edhe Dortmund
Bayer Leverkusen me përmbysje e ka mposhtur Heidenheim, me rezultat 5-2, të shtunën në kuadër të javës së 11-të të Bundesligës gjermane.
Dueli mes kampionëve në fuqi të Gjermanisë dhe Heidenheim ka prodhuar një superndeshje me raste të shumta dhe shtatë gola të shënuara.
Skuadra mike përmes Dorsch (11’) dhe Honska (21’) kaluan në epërsi prej 0-2.
Megjithatë, Leverksueni nuk u dorëzua dhe jo vetëm duke e shkrirë avantazhin e mysafirëve, por edhe duke e fituar ndeshjen.
Fillimisht Palacios pas asistimit të Granit Xhakës ngushtojë epërsinë në 1-2. Më pas ishte Schick (32’, 52’, 71’), realizoi het-trik, kurse, për golin e pestë në fitoren e Leverkusenit u përkujdes mesfushori shqiptar, Granit Xhaka (82’).
Leverkusen pas kësaj fitore, zë vendin e katërt me 20 pikë, kurse, Heidenheim është në vendin e 14-të me 10 sosh.
Fitore ka shënuar edhe Borussia Dortmund që para tifozëve të saj mundi Freiburgun, me rezultat 4-0.
Beier (7’), Nmecha (40’)Brandt (66’) dhe Gittens (77’), shënuan për fitoren e ‘Milionerëve’ të cilat tani kanë 19 pikë në pozitën e pestë.