
Xhaka, Alonsos: Trajner, faleminderit për gjithçka
Mesfushori Granit Xhaka ka postuar në rrjetet e tij sociale një mesazh lamtumire për trajnerin Xabi Alonso.
Alonso në fund të këtij sezoni do të largohet nga Bayer Leverkuseni për ta marrë drejtimin e skuadrës së Real Madridit.
Xhaka ka punuar me Alonson për dy sezone, ndërsa në sezonin e tij të parë te Leverkuseni, mesfushori kosovar ka fituar të gjithë trofetë në futbollin gjerman. Në fakt, ishte pikërisht Alonso, ai që e transferoi Xhakën te Leverkuseni nga skuadra e Arsenalit.
“Trajner, faleminderit për gjithçka. Që besove tek ne, që na motivove kur kishim më shumë nevojë dhe që gjithmonë udhëhoqe me zemër. Ti jo vetëm që na stërvite, ti na frymëzove”, ka shkruar ndër të tjera Xhaka. Ai ka shtuar se Alonso përgjithmonë do të jetë pjesë e Leverkusenit, madje e ka quajtur legjendë.