Xavi përshëndetet me fitore nga Barcelona

Xavi përshëndetet me fitore nga Barcelona

Xavi Hernandez e ka mbyllur me fitore periudhën si trajner te Barcelona.

Skuadra e Barcelonës të dielën mbrëma shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Sevillas, në xhiron e fundit të La Ligas.

Robert Lewandowski e shënoi golin e parë në minutën e 15-të. Ai realizoi me asistimin e Joao Cancelos.

Marokeni Youssef En Nesyri e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 31-të.

Golin e fitores për Barcelonën e shënoi mesfushori Fermin Lopez në minutën e 59-të. Për Xavin kjo ishte ndeshja e fundit si trajner i gjigantit katalunas. Ai ditë më parë u shkarkua nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

Barcelona edicionin e përfundoi në vendin e dytë në tabelë me 85 pikë.

Sevilla është në pozitën e 14-të me 41 pikë.

Real Madridi ka fituar titullin shumë xhiro më parë. /koha/

Share This