Xavi për golin e Vinicius: Të gjithë e kanë parë, e vështirë të fitosh

Xavi për golin e Vinicius: Të gjithë e kanë parë, e vështirë të fitosh

Ndërsa Real Madridi erdhi nga disavantazhi për të fituar kundër Almerias, Barcelona kishte Betis për të menduar.

Megjithatë,  Xavi, trajneri i Barcelonës, nuk ishte i painformuar për polemikat për tri ndërhyrjet në VAR dhe bëri të ditur opinionin e tij.

“Më ka mbetur në mendje një reflektim nga Garitano (trajneri i Almería) dhe Alfredo Relaño, një gazetar i njohur. Do të jetë shumë e vështirë për ta fituar këtë kampionat. E thashë tashmë (pas ndeshjes) në Getafe. Pashë gjëra që nuk më shkonin mirë. Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë, por ka gjëra që nuk mund t’i kontrollojmë. Tani e panë të gjithë”.

“Më kujtohet penalltia e Getafes, ajo e bujshme kundër Raphinhas në Vallecas dhe goli i Joao Felix në Granada, tashmë do të kishim gjashtë pikë më shumë. Këto nuk janë justifikime, është realiteti i fakteve. Janë situata që na shkojnë kundër në minutën e 94-të, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Kjo është rruga”.

Share This