Xavi pas fitores ndaj Napolit: Zhvilluam një ndeshje të madhe

Xavi pas fitores ndaj Napolit: Zhvilluam një ndeshje të madhe

Barcelona mposhti Napolin (3-1) dhe u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri Xavi Hernandez ka thënë se skuadra e tij ka zhvilluar një ndeshje të madhe, derisa për shortin e mundshëm nuk shqetësohet për faktin se Barcelona mund të konkurrojë me secilin ekip.

“Skuadra zhvilloi një ndeshje të madhe, dominuam në sulm dhe në mbrojtje. Jam shumë i lumtur që Barcelona ndodhet mes tetë ekipeve më të mira në Evropë. Shorti? Mund të konkurrojmë me të gjithë ekipet”, ka thënë Xavi pas ndeshjes.

Share This