Xavi pas fitores ndaj Bilbao-s: Tani duam ta fitojmë ‘El Clasico-n’

Xavi pas fitores ndaj Bilbao-s: Tani duam ta fitojmë ‘El Clasico-n’

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij ndaj Athletic Bilbao-s.

Katalonasit me golin e talentit të ri Guiu munden Bilbao-n (1-0), në kuadër të La Ligës.

Xavi pas ndeshjes tha se është i kënaqur me trepikëshin e arritur ndaj baskëve para duelit me Real Madridin.

Strategu kalatonas thotë se “El Clasico” kundër Realit është shumë e rëndësishme për Barcelonën.

“Klasikja’ është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ia kemi dalë me një forcë titanike kundër Bilbaos. Por është shumë e rëndësishme që i kemi marrë dy pikë Realit dhe tani të shkojmë të fitojmë ‘El Clasicon’, sepse luajmë në fushën tonë”, ka thënë Xavi.

Pas fitores kundër Bilbao-s, Barcelona renditet e treta me 24 pikë të tubuara, vetëm një me pak se lideri i La Ligës, Real Madrid.

Share This