Xavi miraton transferimin e Felixit
Në ditët e fundit të merkatos së verës, sulmuesi Joao Felix mund të kalojë nga Atletico Madrid te Barcelona.
Sipas Jijantes FC, timonieri i ekipit katalanas, Xavi, ka aprovuar nënshkrimin e portugezit 23-vjeçar. Sipas burimit, portugezi do të shkojë në huazim pa të drejtë blerjeje.
Kontrata aktuale e Joao Felix me Atleticon është deri në fund të qershorit 2027.
Portali transfermarkt e vlerëson lojtarin portugez 50 milionë euro. Felix më parë foli për dëshirën për të luajtur për Barcelonën, pas së cilës u përball me reagime nga tifozët e Atleticos.