Xavi mesazh emocionues tifozëve të Barcelonës
Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur për herë të parë pas vendimit të skuadrës katalanase për ta shkarkuar atë në fund të sezonit.
Përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, Xavi iu drejtua tifozëve me një letër lamtumirëse.
Ai shkroi se nuk është e lehtë të largohet nga klubi që ka qenë si familje për të, por po e bën me krenari.
“Dua të falënderoj mbështetjen dhe dashurinë e tifozëve, të cilët kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe më kanë treguar gjithmonë të njëjtën dashuri si gjatë kohës sime si futbollist. Nga e diela do të jem më shumë në tribuna, ose tani në stadiumin Olimpik ose pas disa muajsh në “Camp Nou”. Sepse para se të jem lojtar apo trajner, jam mbështetës i Barcelonës dhe dua vetëm më të mirën për klubin, i cili do të më ketë gjithmonë në dispozicion”, shkroi ndër tjerash Xavi, përcjell Klankosova.tv
Ai tutje falënderoi fansat dhe ekipin dhe shtoi se ishte i lumtur që kishte punuar me një grup lojtarësh fantastik.