Xavi lavdëron Muriqin: Është futbollist cilësor

Xavi lavdëron Muriqin: Është futbollist cilësor

Barcelona të martën është mysafire e Mallorcas. Një ditë para kësaj ndeshje ka folur trajneri Xavi Hernandez.

Strategu spanjoll fillimisht e ka vlerësuar skuadrën kundërshtare, por edhe sulmuesin e Përfaqësues së Kosovës, Vedat Muriqi.

“Mallorca është një ekip i vështirë, mbrojtja ka mbështetje nga pjesa tjetër e ekipit. Është një skuadër shumë e fortë fizikisht, që luan direkt me futbollistë cilësorë si Muriqi apo edhe Darder. Është një udhëtim i komplikuar për ne sepse ata vijnë nga humbja e pësuar nga Girona”, ka thënë Xavi.

Muriqi e pati një sezon fantastik në edicioni e kaluar me 15 gola të realizuar, kurse në këtë fillim sezoni i ka shënuar dy gola nga gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Share This