Xavi i lumtur me fitoren ndaj Atleticos, lavdëron Felix-in

Xavi i lumtur me fitoren ndaj Atleticos, lavdëron Felix-in

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e të besuarve të tij ndaj Atletico Madridit.

Katalanasit mundën Atleticon (1-0),  me golin e Joao Felix, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të La Ligës.

“Lojtarët bënë një hap përpara. Të martën mundëm Porton dhe bëmë një ndeshje të mirë. Ka momente në sezon kur nuk je në formë të mirë, por dje ishim të shkëlqyer”, tha Xavi.

“Jam shumë i lumtur më lojën që bëmë. Tani shpresojmë së do të vazhdojmë të luajmë këso lloj ndeshje”, ka theksuar ai.

Xavi ka lavdëruar edhe sulmuesin Joao Felix, i cili ia siguroi fitoren Barcelonës në derbin kundër Atleticos.

“Ai bëri diferencën. Jam shumë i lumtur sepse e shoh atë të lumtur. Ndonjëherë motivimi shtesë të jep diçka më shumë, por unë mendoj se ai bëri një ndeshje të madhe”, ka përfunduar Xavi.

Share This