Xavi i lumtur me fitoren, ka dy fjalë edhe për Roque

Xavi i lumtur me fitoren, ka dy fjalë edhe për Roque

Trajneri i Barcelonës, Xavi, është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Osasuna-s.

Barça mbrëmë mundi Osasunën (1-0), fal golit të Vitor Roque.

“Skuadra nuk ishte e keqe, por ka qenë një lojë që kemi vuajtur më shumë sesa duhej. Ne kemi mundur të ishim herët 2-0, por na mungoi kontrolli, gjë që na shqetëson më shumë”, ka thënë Xavi, raporton RTKLive.com.

Ai lavdëron edhe Vitor Roque, i cili shënoi golin e parë në fanellën e Barcelonës.

“Goli ishte shumë i rëndësishëm. Ai absolutisht kishte nevojë për të. Ai e liroi veten. Ai na dha fitoren, bëri diferencën dhe kjo është diçka shumë e mirë për të. Jam shumë i lumtur për të. Ai po punon dhe do të na ndihmojë shumë”, ka theksuar strategu spanjoll.

Share This