Xavi i bën thirrje klubit: Mos u tundoni nga ofertat, ai lojtar është e tashmja dhe e ardhmja e Barcelonës
Barcelona duket e gatshme të shesë të paktën një nga yjet e saj këtë verë, dhe thashethemet se kush saktësisht, janë të vazhdueshme në këtë pikë.
Dy shquhen si asetet më të vlefshme që mund të shiten dhe ata janë Frenkie de Jong dhe Ronald Araujo, por Xavi Hernandez i ka thënë klubit që të mos dorëzohet në tundimin për të pastruar llogaritë e tyre bankare me shitjen e uruguaianit.
De Jong ishte në qendër të vëmendjes gjatë javës pasi ai kritikoi mediat për publikimin e numrave të rremë rreth fitimeve të tij, me shumë që sugjeruan se ai po shtyhet sërish drejt derës së largimi.
Por, përpara përplasjes së tyre me Getafen, Xavi u pyet për thashethemet rreth Araujos dhe mbrojtësi sipas tij është më thelbësor dhe nuk duhet të shitet.
“Për mua nuk ka asnjë dyshim. Araujo është e tashmja dhe e ardhmja e Barçës. Ai tashmë është një nga kapitenët dhe një lider i dhomave të zhveshjes. Ai është një futbollist themelor për të ardhmen e klubit”, ka thënë Xavi në konferencën për shtyp.
Bayern Munich konfirmoi këtë dimër se ishte i interesuar për Araujon dhe 24-vjeçari nuk i mohoi kontaktet me skuadrën bavareze.